• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Si të “frymëzoheni” në zyrë gjatë punës dhe të mos mërziteni
Home
Shëndet

STUDIMI/ Si të “frymëzoheni” në zyrë gjatë punës dhe të mos mërziteni

12 December, 2017 g.autor Shëndet

Pas “mbytjes” së kreativitetit, do t’ia vërë syrin rendimentit, më pas motivimit, e në fund mirëqenies psikofizike të vetë punonjësit.

Kur flitet për ambientet e Google apo Facebook, mendojmë menjëherë për hapësirat gjigante e gjithë ngjyra. Por a e nxisin ato kreativitetin?Modeli “Silicon Valley”, nëse mund ta quajmë kështu, ka besuar gjithnjë në lidhjen e cilësisë së ambientit ku punoni dhe produktivitetit. Një hapësirë stimuluese përmirëson marrëdhënien mes punonjësve dhe kjo përkthehet në një performancë më të mirë. Nëse doni të dini më shumë, ky artikull i Harvard Business Review shpjegon arsyet.

ZGJIDHNI NJË IMAZH QË JU FRYMËZON

 Nëse keni mundësi, varni në mur ose në një pikë ku keni mundësi që ta shihni një imazh të bukur që ju ndihmon që të gjeni përqendrimin. Mund të jetë një vepër arti, një shprehje për kreativitetin, portreti i një figure historike, një peizazh, çfarëdo gjëje që “besoni” se mund t’ju frymëzojë. Dy këshilla: shmangni imazhe shumë të mëdha ose me dimensionin e një pulle poste.

BLINI NJË LLAMBË

Ndriçimi i keq të shpërqendron dhe redukton performancën kreative. Çdo element bezdisës (drita, temperatura, cilësia e ajrit në zyrë) ndikon në kreativitetin tuaj. Ju përpiqeni që të përqendroheni por gjithë këto elemente që ju ngacmojnë, përthithin energjinë tuaj të çmuar. Drita natyrale është më e mirë se ajo artificiale, por shpesh ndriçimi në një ambient nuk është homogjen; dikë e verbon e dikë e lë në errësirë. Të pasurit e një llambe mund t’ju shërbejë për të rregulluar ndriçimin në vendin tuaj të punës, pa shqetësuar ata që punojnë pranë jush.

ZGJIDHNI NJË OBJEKT ME NGJYRA

Një stilolaps, një ngjitëse, çfarëdo objekti të vogël që mund ta mbash në tryezën e punës. Mjafton një ose maksimumi dy objekte të vogla për t’i dhënë pak jetë pamjes së përditshme dhe për t’u dukur më pak gri.

SHFRYTËZONI KOHËN E PUSHIMIT

Një mendje e lodhur apo e mërzitur ngjan me dikë që vrapon në një maratonë, me një çantë të rëndë mbi shpinë. Ditët e punës janë të gjata, përfitoni gjatë pushimit për të bërë një gjë të shëndetshme: të mos flisni për punë!

FLISNI ME NJERËZ

Nëse keni nevojë t’i kërkoni diçka dikujt apo nëse keni ngecur në projektin tuaj, ngrini telefonin dhe flisni me njerëz. Më mirë akoma do të ishte të ngriheshit nga tavolina e të shkonit t’i takonit. Duke qëndruar për shumë gjatë ulur në karrige, ulet edhe kreativiteti. Ndërveprimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, sidomos nëse është joformal, nxit në mënyrë të papritur kreativitetin dhe motivimin. Për këtë arsye, kompani si Pixar kanë krijuar ambiente “të ndërmjetme” ku njerëzit mund të takohen e të flasin me njëri-tjetrin. Shpesh ambienti i zymtë ku punoni është një “vrasës i pagabueshëm”./ blic

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Akuza të reja ndaj Presidentit Trump për abuzim me femrat. Bëhen publike të tjera dëshmi të forta (FOTO)
Previous article Gjebrea: Pse e lashë të fundit Franc Korunin, që i dha zero pikë Elhaidës

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT