• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100%/ Ministri serb: Malli serb e gjen rrugën për në Kosovë
Home
Rajon

TAKSA 100%/ Ministri serb: Malli serb e gjen rrugën për në Kosovë

20 February, 2019 F.autor Rajon

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar të mërkurën se mallrat nga Serbia mund të hasen në gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Ai ka rikujtuar se zyrtarët në Serbi kishin tërhequr vërejtjen për rritjen e kontrabandës menjëherë pasi që Prishtina zyrtare kishte vendosur masën e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”, është shprehur Lajiq.

Sipas tij një forme tjetër e plasimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, është kur ato dërgohen në Maqedoni, ripaketohen dhe shkojnë në tregun e Kosovës si mallra nga Maqedonia.

Ai ka përmendur se si pasojë e taksës për tre muaj, Serbia ka humbur 90 milionë euro.

Lajiq ka potencuar po ashtu se humbjet për ekonominë e Serbisë do të jenë edhe më të mëdha nëse bizneset e atjeshme e humbin tregun në Kosovë, ngaqë tashmë, sipas tij janë lajmëruar biznese nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria e tjerë, që duan të përfshihen në këtë treg.

Qeveria e Kosovës ka vënë taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve në nëntor të vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi kësaj mase përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 28 VITE NGA RRËZIMI I BUSTIT TË ENVER HOXHËS/ Basha: Çdo ditë është 20 shkurt
Previous article MASAKRA E SELENICËS/ Ritvan Zykaj rrezikon burgimin e përjetshëm, zbardhet dosja. Si i vrau 8 kushërinjtë

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT