Deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka kujtuar sot 20 shkurtin, diten e rrezimit te bustit te ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Ate dite, mbasi dola nga ambjentet e greves se studenteve, qe i dhane impulsin e forcen asaj ngjarje, pata privilegjin te isha ne ate shesh, se bashku me Aiden, pikerisht ne oren 14,10”- shkruan ai.
Postimi i Tritan Shehut
Sot jemi me 20 Shkurt, dite qe nuk e harrojme kurre, Dite e Madhe e ndryshimeve te medha, e shembjes se simboleve te nje prej rregjimeve me tragjike te njerrezimit.
Ate dite, mbasi dola nga ambjentet e greves se studenteve, qe i dhane impulsin e forcen asaj ngjarje, pata privilegjin te isha ne ate shesh, se bashku me Aiden, pikerisht ne oren 14,10.
Fatkeqesisht, perseri sot, mbas kaq vitesh, Shqiperia eshte ne nje udhekryq.
Eshte e mberthyer nga rreziku i autokracise, diktatures se krimit, kthimit perseri drejt Lindjes se zymte.
Por perseri se fundmi po ndjehen “pulsi”, “rahjet”, tik-taket e nje kundershtije te madhe popullore.
Kjo te ben te shpresosh per me mire!


