Protestat duket se kanë vënë në organizim të gjitha partitë opozitare të cilët i kanë nxjerrë njerëzit edhe pse janë në punë në administratë siç janë rasti i bashkive. Ku punonjësit e tyre me urdhër të kryetarëve të partiv e detyrohen të dalin në protestë. Vetë në pak ditë ke mi dy raste ku dy nën kryetare Bashkish njëra e Tiranës nga radhët e PDIU-s dhe tjetra e bashkisë Lezhë nga radhët e PD.
Nën-kryetarja e bashkisë së Tiranës Kozeta Mesini doli në protestën e16 shkurti të mbështeste partinë e saj PDIU-n edhe pse ishte editë pune. Kryetari i Bshkisë Erion Veliaj e shkarkoi menjëherë. Rasti tjetër është ai i bashkisë së Lezhë ku nën kryetarja e kësaj bashkie u shoqërua nga policia si organizatore e një proteste në këtë qytet e cila synonte bllokimin e rrugës së Kryeministrit i cili ishte nisur drejt Pukës.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, eshtë shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e dhunshme të organizuar nga opozita të shtunën.
Sot u proceduan dhe u shoqëruan në policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.
Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë Tirane-Lezhë. Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.
/AlpeNews.al


