• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Lihet në burg Florenc Hoxha, dhe 3 protestues të tjerë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

PROTESTA E 16 SHKURTIT/ Lihet në burg Florenc Hoxha, dhe 3 protestues të tjerë (EMRAT)

19 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë “arrest me burg” Florenc Hoxhën dhe 3 protestues të tjerë të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit.

Ndërsa u vendos ‘arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun dhe David Linatin.

Gjate seances se vlerësimit të masës së sigurisë avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria. 

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e  ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Ivi Kaso: Sot në gjykatë u paraqit një provë e falsifikuar. Pra procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së Florenc Hoxhës është qartësisht i falsifikuar. Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që ti jepej gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është zhvilluar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor që parashikon orën 22 të darkës si orar maksimal të ushtrimit të banesës. Kontrolli është kryer pas ores 22:00, ndërsa proceverbali mban orën 21:00.

Prokuroria kërkon burg për 15 të ndaluarit

Për 15 prej  19 të arrestuarve,  Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Ndërsa është kërkuar  ndryshimi i masës nga ‘Arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’ për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur.

Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ‘Arrest shtëpie’ pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.

Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme.

Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike

Ivi Kaso: Të lirohen të arrestuarit pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm, aktet kamë qenë simbolike

Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës.

Arrestimet

Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord  nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGOHUNI TË KUJDESSHËM/ Këto tre shenja e adhurojnë tradhtinë
Previous article MANDATET E OPOZITËS/ Ambasadori i BE: "Djegia" është hap KUNDËR reformës në drejtësi dhe integrimit në BE

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT