• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SIGURIMI I AUTOMJETEVE/ KLSH: Ka tipare oligopoli, problem është…
Home
Ekonomi

SIGURIMI I AUTOMJETEVE/ KLSH: Ka tipare oligopoli, problem është…

19 February, 2019 k.autor Ekonomi

Prej rreth dy vitesh ka një qëndrueshmëri lidhur me primet e sigurimit për mjetet motorike por këto prime pak ndryshim kanë nga kompania në kompani edhe pse numërohen më shumë se 10 të tilla në treg

Më herët tipikja e këtij tregu ishte lëvizja e njëkohshme e primeve dhe me të njëjtat marzhe. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit sot ky treg ka sërish tiparet e një oligopoli dhe Autoriteti i Konkurrencës ka dështuar në bashkëpunimin me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të ndryshuar këtë situatë. Në një raport të fundit të KLSH për performancën e AMF vihet theksi në një sërë problematikash ndër të cilat edhe kjo e situatës në treg.

“Në ushtrimin e kompetencave të veta sa i përket mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, AMF, në raste të caktuara, nuk ka vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me ligjin duke mos marrë masat sanksionuese përkatëse, në shumën 27.400.000 lekë (gjoba të pavendosura). Autoriteti i Konkurrencës ka dështuar në bashkëpunimin me AMF-në për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe të ndershme në tregun e sigurimeve dhe ky treg shfaq tiparet e një oligopoli” thuhet në raport.

KLSH nënvizon se përgjatë viteve 2015-2017 AMF ka qenë pjesërisht efektiv në përmbushjen e misionit institucional si rregullues dhe mbikëqyrës i tregut të sigurimeve. “Problematikat historike të AMF-së e të këtij tregu, administrimi nga strukturat drejtuese, si dhe vendim-marrja e Bordit, kanë cenuar mirëfunksionimin e vetë tregut, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. Pavarësisht vullnetit dhe punës së mirë të drejtuesit aktual të AMF-së, përpjekjet për të arritur objektivat emergjente dhe strategjike të paracaktuara duhet të intensifikohen” vijon dokumenti.

Në finale raporti ndalet edhe tek “Thembra e Akilit” në këtë treg që lidhet me Fondin e Kompensimit dhe funksionimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Kjo e fundit sipas KLSH nuk ka përmbushur funksionin e vet dëmshpërblyes dhe mbikëqyrja e AMF-së ndaj saj nuk ka arritur pritshmëritë.

“Fondi i Kompensimit, edhe pse ka treguar shenja rimëkëmbjeje nga ngërçi vetëm vitin e fundit, mbart ende 277.056.933 lekë pagesa dëmesh ose rreth 25% nga shlyerja e plotë e tij” thuhet në raport.

KLSH nënvizon se lidhur me detyrimet e pashpërndara të vitit 2018 u la afat deri në janar 2019 për të mbyllur detyrat ashtu sikurse kishte përcaktuar AMF në vendimin e vet lidhur me Fondin e Kompensimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PIKA E DOBËT"/ Jozefina Topalli rrëfeu pengun e saj më të madh (FOTO)
Previous article KONCESIONET/ Denaj: Janë 218 kontrata, 8 miliardë dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT