• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KONCESIONET/  Denaj: Janë 218 kontrata, 8 miliardë dollarë
Home
Ekonomi

KONCESIONET/ Denaj: Janë 218 kontrata, 8 miliardë dollarë

19 February, 2019 k.autor Ekonomi

Nga 1 korriku 2019, qeveria nuk do të pranojë projekte të pakërkuara me koncesion për ndërtimin e rrugëve.

Ministrja e Financave, Denaj në Komisionin e Ekonomisë

Deputetët e maxhorancës, dje në Komisionin e Ekonomisë miratuan në parim projektligjin për koncesionet. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe relatori i projektligjit, Arben Ahmetaj, tha se nga 1 korriku nuk do të lejohen propozimet e pakërkuara në infrastrukturë, ndërsa do të lejohen për ndërtimin e porteve, aeroporteve dhe hidrocentraleve.

“Është hera e parë që për sektorë si infrastruktura hiqen propozimet e pakërkuara, kjo është iniciativë e qeverisë dhe e maxhorancës. Me anë të këtij projektligji është kërkuar që nga 1 korriku 2019, të hiqen propozimet e pakërkuara në infrastrukturë, ndërsa do të lejohen në ndërtimin e porteve, aeroporteve dhe hidrocentraleve.

Gjithashtu, hiqet bonusi për propozimet e pakërkuara dhe kjo është në vazhdën e transparencës dhe rritjes së barazisë në garë”, tha Ahmetaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri një bilanc të kontratave, ku sipas saj, në total janë 226 kontrata aktive dhe vlera e tyre është 806 miliardë lekë. Ministrja e Financave tha se nuk është shkelur tavani buxhetor, i cili me kontratat aktive është 3 për qind.

“Shifra korente prej 544 miliardë lekësh për 218 kontrata është për një periudhë kohore relativisht të gjatë, ku 60 për qind e tyre janë kontrata të pakërkuara. Pjesa më e madhe në numër ka ndodhur përpara 2013-ës. Kjo vlerë është analizuar nga Ministria e Financave. Nga vitet 2004 deri në 2013 kemi 176 kontrata aktive, ndërsa nga 2014 deri në 2019, kemi 52 kontrata aktive. Ndërsa në vlerë, për periudhën 2004-2013 janë 385,5 miliardë lekë dhe për periudhën 2014 deri në 2019 janë 421 miliardë. Roli i Ministrisë së Financave ka qenë i përcaktuar në ligjin e buxhetit, pra që të mos shkelet tavani buxhetor i përcaktuar në masën 5 për qind. Sot kontratat aktive të vlerësuara janë 3 për qind dhe ky tavan nuk preket”, tha ministrja Denaj.

Ministrja Denaj pohoi ndër të tjera se projektligji rrit rolin e Ministrisë së Financave për llogaritjen e riskut fiskal të koncesioneve. “Momentalisht, Ministria përgjegjëse për Financat nuk merr raport nga autoritetet kontraktuale dhe si rrjedhojë, nuk shqyrton raporte mbi performancën e ecurisë së tyre pas firmosjes dhe pas fillimit të projekteve. Menaxhimi i riskut fiskal kërkon një vlerësim periodik të performancës së tyre. Në rastin e performimit të dobët të kontratave, është e nevojshme marrja e masave të menjëhershme për minimizimin e kostove fiskale. Ministria përgjegjëse për Financat duhet të jetë e informuar në lidhje me risqet e kontratave për të analizuar dhe minimizuar këto risqe fiskale dhe buxhetore”, u shpreh Denaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIMI I AUTOMJETEVE/ KLSH: Ka tipare oligopoli, problem është…
Previous article KUJDES! Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë këto sëmundje dhe probleme shëndetësore

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT