• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJA E 16 VJEÇARES NË DIVJAKË/ Dyshimet: Ishte më e mira e shkollës dhe…
Home
Sociale

VETËVRASJA E 16 VJEÇARES NË DIVJAKË/ Dyshimet: Ishte më e mira e shkollës dhe…

18 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pak para ditës së Shën Valentinit në Divjakë ndodhi një ngjarje jashtë vëmendjes së të gjithëve. Një vajzë vetëm 16 vjeçe, i dha fund jetës së saj duke u vetëhelmuar. Arsyet e vetëvrasjes adoleshentja i morri me vete duke lënë të tronditur të gjithë. Ndërsa nxënësit e klasës së saj nuk mundet të bëjnë dot më mësim në ambientet e mëparshme.

Familja Murrizi ka hapur dyert e mortit pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre. Justina Murrizi, 16 vjeçarja fëmija i dytë i familjes, u vetëhelmua me fotoksinë mbrëmjen e së martës.
1 orë pasi e kishte pirë, vajza është paraqitur në Poliklinikën e Divjakës në gjendje të vetëdijshme por të rëndë, pasi mjeku nuk ka mundur t’I masë pulsin dhe tensionin.
“Erdhi në datën 12, e zbardhur mund të themi. Kur në fraksionin e sekondës mendon çfarë do t’i bësh dhe kur ne i bënim injeksione ajo thoshte më lini, dua të vdes”, tha mjeku i poliklinikës Divjakë, Dritan Jani.

-U tha në ndonjë moment arsye, pse?

“Jo absolutisht. Të afërmit që e shoqëronin prindërit e saj, thoshin pse ajo gocë kështu sepse ishte vajzë që i plotësoheshin të gjitha kërkesat, vajzë që përqafohej me babain cdo ditë”, tregon mjeku i poliklinikës Divjakë, Dritan Jani.

Në shkollën e mesme ku ndiqte mësimet Justina mbizotëron heshtja dhe pikëpyetjet. Asnjë nuk ka përgjigje për pyetjen ‘Pse’ ndodhi.
Në klasën XI-1 nuk zhvillohet më mësim. Shokët e 16 vjeçares kanë ndryshuar klasën, pas mungesës së saj.

“Ne vajzat i kemi të gjitha të mira, por Justina ishte dhe nxënëse shumë e mirë, vajzë e sjellshme. Fjalët më të mira të mundshme kam për Justinën dhe jam shumë e hidhuruar që sështë më mes nesh. Ka qenë në shkollë ditën e fundit dhe është larguar bashkë me shoqet”, tregon drejtoresha e gjimnazit “Miti Zoi Zaka”, Ana Nako.

Orën e fundit mësimore e kaloi me shokun, njëkohësisht kushëririn e saj, që tregon për Top Channel se s’kishte asnjë lloj dyshimi se Justina do t’i bënte keq vetes pasi të ndaheshin nga njëri tjetri. Për të gjithë, 16 vjecarja nuk shfaqej e shqetësuar dhe dëshira e saj për të shpëtuar jetët e të tjerëve si mjeke, u shua me vendimin tragjik që mori në momente dobësie.

Po pse ndodhi?

“Nuk e di, ditën e hënë ka qenë sëmurë dhe mori leje, kemi ikur bashkë në shtëpi, vetëm kur e marrim vesh. Nuk e di, na ka lënë pa fjalë”, tregon kushëriri i saj.

“Kemi qenë shoqe shumë të mira. Nuk më tregonte asgjë, ishim shoqe klase po nuk tregonte”, tha shoqja e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “INOVACIONI TECHSPACE”/ Rama: Projektet e mira do mbështeten financiarisht
Previous article "MARRËVESHJE E VËSHTIRË ME KOSOVËN"/ Vuçiç: Do të jetë më keq se ferri

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT