Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 17:00 për të vendosur nëse do të digjen mandatet.
Sot në mesditë u njoftua se grupi parlamentar demokrat ka votuar unanimisht në favor të propozimit të kreut të PD-së për dorëzimin e mandateve të deputetëve. Në mbledhjen e sotme është vendosur të mandatohet kryetari Basha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.


