• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME STUDENTËT NË SHKODËR/ Ministri Lleshaj: Do të rrisim kapacitetet e mbrojtjes kibernetike
Home
Politikë

TAKIMI ME STUDENTËT NË SHKODËR/ Ministri Lleshaj: Do të rrisim kapacitetet e mbrojtjes kibernetike

18 February, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku sqaroi nismën për të tërhequr në radhët e Policisë së Shtetit, kapacitete njerëzore të pajisura me dije e të specializuara në disa fusha si ekonomi, IT, jurisprudencë etj. Ai u ka bërë thirrje studentëve me profil IT që kjo nismë të bëhet objekt diskutimesh mes tyre dhe madje të trajtohet si mundësi për t’u futur në kurikula.

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Gjatw këtij takimi Lleshaj theksoi se:“Do hapim një kurs – që hapet në fakt për herë të parë – ku themi që studentë që kanë mbaruar mirë universitetin në degët: ekonomi, financë, elektronikë, informatikë dhe jurisprudencë, – kemi zgjedhur këto degë, – mund të vijnë, të bashkohen në Akademinë e Sigurisë, e cila është një universitet që ne e kemi sot, të bëjnë një kualifikim 6 muaj, dhe pastaj mund të fillojnë si oficerë të Policisë së Shtetit në sektorin e hetimit të krimit,” – shpjegoi Lleshaj.

Më tej ai nënvizoi vëmendjen që i është kushtuar specialistëve IT për t’i tërhequr në radhët e policisë. “Pse i kemi marrë informaticienët? Sepse duam të adresojmë një çështje shumë të madhe që ka të bëjë me krimin kibernetikë. Dhe na duhen ekspertë për këtë punë, sigurisht duhen këtu, duhen jashtë, duhen kudo. Por do të ishte një fushë shumë e rëndësishme e cila, e para mund të bëhej objekt për diskutimet tuaja, edhe për mësimet këtu, nëpër kurikula që të trajtohet kjo, që është një çështje shumë e madhe. Për interes të Policisë së Shtetit do të ishte shumë e rëndësishme interesi juaj për të menduar në këtë drejtim”,  tha ministri.

Duke folur për rritjen e  kapaciteteve të luftës ndaj krimit kompjuterik, Ministri u shpreh se “kemi hapur një kurs tani, do të hapim tjetrin në muajin shtator dhe me radhë me synimin që ta shtojmë sa të jetë e mundur këtë kapacitetin e mbrojtjes kibernetike, i cili duhet të krijohet. Sepse po s’e krijuam sot, nesër do të jetë shumë vonë se krimi do të ketë shkuar në një nivel sofistikimi aq të lartë, saqë ne nuk mund të merremi më me të. Prandaj duhet të merremi sot. Ndaj ju ftoj që të mendoni rreth saj.”

Lleshaj shpjegoi shkurtimisht kriteret e pranimit në kurset e Akademisë për studentët që janë të interesuar. “Për fatin tonë të mirë, rezulton që ne kemi gati tre herë më shumë kandidatë sesa vende në dispozicion, ndërkohë që kemi vënë (kriter) notën mesatare mbi 8. Po ashtu kemi venë një kriter shumë të lartë për nivelin e njohjes së gjuhës angleze.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË DHE FJALOR TË RËNDË/ PS ngre grup pune: Sanksione të forta!
Previous article "PO INTERESOHEMI PËR ICARDIN"/ Drejtori i Juventusit lëshon “bombën”

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT