• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Emrat e rinj të PD për në Kuvend. Si veprojnë KQZ dhe Kuvendi
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Emrat e rinj të PD për në Kuvend. Si veprojnë KQZ dhe Kuvendi

18 February, 2019 F.autor Politikë

Kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për djegien e mandateve parlamentare, do të kërkojë një mirëkuptim me të gjithë kandidatët e paraqitur nga PD për zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Kjo, pasi Kodi Zgjedhor ka parashikuar rastet kur përfundon mandati i deputeti dhe si veprohet për zëvendësimin e tij. Konkretisht, neni 164 i Kodit Zgjedhor thekson se pas ndërprerjes së mandatit të një deputeti, Kuvendi i dërgon kërkesën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e vakancës.

Këtu futet në lojë më pas mirëkuptimi me të gjithë kandidatët. Kjo, pasi Partia Demokratike, pasi arriti marrëveshjen me partitë opozitare, vendosi që të garojnë nën një sigël të vetëm të gjitha partitë si: PD, PBDNJ, PDK, LZHK, PD dhe PAA, duke plotësuar listën prej 140 kandidatësh me përbërje nga disa forca politike.

Referuar Kodit, neni 164 shprehet se: “Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. KQZ merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike”.

Por nëse organet më të larta vendimmarrëse të PD-së vendosin për djegien e mandateve dhe ky vendim merret në mënyrë konsensuale nga të gjithë kandidatët në listë, si do të veprohet për zëvendësimin e tyre? Kodi Zgjedhor, në nenin 164, pika 4, thekson se vakancat e krijuara i kalojnë partisë që ka herësin më të madh në bazë të formulës. Por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, partitë politike nuk u regjistruan në zgjedhje si koalicione parazgjedhore dhe në këtë mënyrë, vendet e lëna bosh nga deputetët që japin dorëheqje, mbeten të pazëvendësueshme duke krijuar një vakum prej 62 ligjvënësish në sallën e Kuvendit.

Konkretisht, pika 4 e nenit 164, thekson se: “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”.

LISTA E DEPUTETEVE TE PD

LISTA E DEPUTETEVE TE PD
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARGËTIM FALAS PAS ÇDO FITOREJE/ Një klub striptize sponsor i skuadrës shqiptare
Previous article SA NJË MAKINË/ Veshja e fundit e Loredanës paska çmim të llahtarshëm (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT