• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Reagon aleati i Bashës: Ka edhe dy rrugë të tjera
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Reagon aleati i Bashës: Ka edhe dy rrugë të tjera

17 February, 2019 F.autor Politikë

Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se përpara se Lulzim Basha të arrinte te vendimi për djegien e mandateve, opozita nëpërmjet rrugës institucionale, duhet të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, thotë Duka, ky akt politik i opozitës shënon fillimin e një faze të re.

“Që zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të kanë qenë një nga momentet më të turpshme të pluralizmit politik, tashmë është një fakt i mbështetur nga përgjimet e Prokurorisë dhe publikimet e “Zërit të Amerikës”.

Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, nëse Opozita parlamentare gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojmë vullnetin e saj.

Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim. Ky akt politik i Opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t’i dhënë fund tjetërsimit të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësues” thotë Duka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERIORE/ Flamurtari triumfon ndaj "Ujqërve të Dëborës", Oto Xhon “djeg” korçarët
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË BULQIZË/ Detajet: Tre të plagosur, një niset drejt Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT