Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj thirrjes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Përmes një statusi në tëitter, Spiropali shkruan me ironi se Basha, pasi premtoi se do digjte qeverinë, tani ka vendosur të djegë opozitën.
Në fund Spiropali shkruan se ky akt i deputetëve të opozitës ka anën e mirë pasi Basha, Monika me kompani, nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!
Postimi i Spiropalit në “Twitter”:
“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”


