Në atentatin ndodhur ditën e sotme në Vlorë, i plagosur ka mbetur edhe Armando Sulejmani. Një emër i njohur ky për drejtësinë, si pjestar i bandës së Gaxhait.
Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në maj të vitit 2016. Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua në 2016 nga dy persona, duke u plagosur. Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.
Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën.
Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.
Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë.
AlpeNews.al ka siguruar foton e Armando Sulejmanit i njohur si “Çipuri”:
Përgatiti: AlpeNews.al



