• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI DETAR GREQI-SHQIPËRI/ Ministri i Jashtëm grek: Në verë do demarkojmë zonat ekskluzive në detin Jon
Home
Politikë

PAKTI DETAR GREQI-SHQIPËRI/ Ministri i Jashtëm grek: Në verë do demarkojmë zonat ekskluzive në detin Jon

17 February, 2019 F.autor Politikë

Greqia është e përgatitur që gjatë muajve të verës ti zgjerojë ujërat e saj territorialë në detin Jon.

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, deklaroi të premten se në fokus të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë do të jetë demarkimi i zonave ekskluzive ekonomike.

“Sigurisht që marrëveshje të tilla duan vullnetin e të gjithë krahëve politikë.Ndaj dhe kryeministri Tsipras është zotuar që vendimi të parashtrohet për një debat të gjerë në parlament në mënyrë që të mos ketë dyshime rreth kushtetutshmërisë së ligjit. 

Kemi bërë mjaft progres në rilevimin e zonave ekonomike dhe jemi të sigurt se çdo marrëveshje e mundshme me dy shtetet e tjera do të jetë në përputhje me ligjet tona dhe ligjet ndërkombëtare”.

Komentet e Ministrit Katrougalos u bënë në kontekstin e një interevistë që kryeministrri shqiptar Edi Rama dha të enjten për një televizion shqiptar.

Një frazë e Kryeministrit për ripërcaktimin e kufijve mes dy vendeve u keqinterpretua nga mediat greke sikur kishte të bënte me kufijtë tokësorë dhe jo ata detarë.

Në një reagim të mëpasshëm një burim diplomatik në Ministrinë e Jashtme ghreke tha se kufijtë tokësorë mes dy vendeve janë të paprekshëm, kusht ky i theksuar edhe në një pakt miqësie që të dy vendet kanë nënshkruar në vitin 1996.

Delimitimi i ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë pjesë e negociatave intensive që pas janarit 2010 ku Gjykata Kushtetuese në Tiranë anuloi marrëveshjen pasi shkelte Kushtetutën dhe Konventën e OKB-së për ligjin e detit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË 11 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Sokol Balla jep lajmin e madh (FOTO)
Previous article "MALLKIMI I MASAKRËS SË ÇOLES"/ Atentat "ÇIPURIT", i vrasin kunatin dhe shokun (EMRAT+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT