Atentati i sotëm në Vlorë rihapi dhe njëherë sagën e vrasjeve që kanë përfshirë këtë qytet qysh nga viti 97. Në atentatin e sotëm mbetën të vdekur Aurest Rexho dhe shtetasi, Arjan Hasani.
Persona të paidentifikuar i kanë bërë prit Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin “Çipuri”, duke e lënë atë të plagosur rëndë.
Dy të vdekurit janë kunati i Armando Sulejmanit dhe shoku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.
Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Një histori e gjatë hakmarrjes, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si masakra e Çoles.
AlpeNews.al ka siguruar foton e të plagosurit Armando Sulejmanit i njohur si “Çipuri”:
Përgatiti: AlpeNews.al




