• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detajet/ Pse i dha fund jetës punonjësi i FSHF-së, flasin familjarët: Kohët e fundit… (FOTO)
Home
Sociale

Detajet/ Pse i dha fund jetës punonjësi i FSHF-së, flasin familjarët: Kohët e fundit… (FOTO)

11 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Një punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit është gjetur plotësisht i djegur brenda ashensorit të një pallati të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës dhe dyshohet se ka kryer vetëdjegien për shkak të gjendjes depresive.

Policia bën të ditur se viktimë ka mbetur Agim Proda, baba i dy fëmijëve. Gjithçka u zbulua pasi rreth orës 14:10 të së dielës, një telefonatë në Sallën Operative në Komisariatin e Policisë të Sarandës, njoftonte se në katin përdhes të një pallati në ndërtim është gjetur një trup i pajetë dhe tërësisht i djegur.

Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor dhe ka gjetur në bodrumin e një pallati në ndërtim në lagjen nr.4, që pretendohet se ky vend do të përdorej më vonë si kasa e vendfillimit të ashensorit të pallatit shumëkatësh, trupin pothuajse tërësisht të shkrumbuar.

Ndërsa trupi i tij pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, mësohet se viktima, totalisht e djegur, dyshohet të jetë shtetasi Agim Proda, 61 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes UjësjellësKanalizime në qytetin e Sarandës. Gjithashtu mësohet se 61-vjeçari punonte dhe si vëzhgues i ndeshjeve të futbollit për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Babai i dy djemve të rritur njihej si njeri mjaft pozitiv në Sarandë, ndërsa dyshohet se aktin e rëndë ta ketë kryer në kushtet e depresionit. Në bazë të informacioneve që familjarët kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ata janë shprehur kohët e fundit se 61-vjeçari shfaqej i shqetë- suar për gjendjen e tij shëndetësore.

Shkak për këtë ishte bërë një plagë që Prodës i ishte shfaqur në pjesën e buzës. Nisur nga kjo, ai kishte dyshime se vuante nga kanceri dhe ky mendim e kishte zhytur në një gjendje depresive. Mesditën e së dielës, 61-vjeçari është larguar nga banesa e tij, e cila ndodhet në qendër të qytetit, për të shkuar rreth 2 km larg, në lagjen nr.4, në një pallat ende në ndërtim e siç shprehet edhe Policia, dyshohet të jetë vetëdjegur.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që policia gjeti pranë vendit të ngjarjes disa nga rrobat e tij si dhe një kartë identiteti.

“Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr.4, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim, është gjetur i djegur plotësisht një shtetas. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull”, bën të ditur Policia Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mansa Musa, njeriu më i pasur i historisë
Previous article Natasha Lako: Berisha nuk e fshihte përqëndrimin e pushtetit si Rama. Fitoi fuqi të mistershme, kur...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT