“Revolucionit” të opozitës i mjaftuan vetëm pesë orë për ta mbyllur.
Ndonëse ishte lajmëruar se nuk do të kishte dhunë, krejt e kundërta ndodhi sot ku në momentin e parë që liderët mbërriten midis protestuesëve nisi edhe dhuna.
Ajo që bën përshtypje është se prej një jave opozita paralajmëroi se nuk do të kishte fjalime politike dhe se do të flisnin vetëm qytetarët.
Sado e vështirë u duk për tu bësuar, mëngjesin e sotëm burimet pranë PD shpërndan me shpejtësi lajmin për mediat se një listë prej 20 personave (qytetarë) do të flisnin në formë fjalimesh.
Por duket se mbeti vetëm aq. Një formë për të thënë se plani ishte, por qytetarët dolën “vetë” nga kontrolli kur filluan të gjuanin me gurë e shkopinj drejt kryeministrisë.
Skema dukej e llogaritur, pasi me të mbërrirë në shesh liderët politik nisi gjithçka. Ishte pikërish ai momenti kur protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë pa debatuar qoftë edhe për një sekondë me ta.
Nga ana tjetër, liderët e tyre historik Berisha, Basha e Kryemadhi u mjaftuan duke I parë protestuesit e tyre nga larg e duke dhënë herë pas herë deklarata për mediat.
Përgatiti: AlpeNews.al


