Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike i kanë dhënë disa karafila policëve.
Ata i kanë kërkuar që të braktisin detyrën dhe t’i bashkohen protestës.
Opozita e vendit ka paralajmëruar se sot do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama dhe shumë shpejt sipas saj do të ngrihet një qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje të reja.










