Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar sot se protestës së opozitës po i bashkohen edhe efektivët e policisë.
Sipas tij, policët që kanë dal në rrugë, po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta. Për demokratin, thirrjeve politike të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, forcat e policisë po i përgjigjen me mosveprim.
“E pangjarë, protestës më masive qytetare po i bashkohet edhe policia!
Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihme ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para!
Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!
Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anën e qytetareve, sepse njësoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qene mes zjarrit të krimit dhe tradhtisë së eprorëve politike! Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë”, shkruan Salianji.


