Gazetari Artan Hoxha i qenë prezent në emisioni “Java” në RTSH ka folur rreth kontollit blic të bërë nga policia mëngjesin e sotëm në banesat e tre prej gjyqtarëve që vendosën gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
Sipas gazetarit, operacioni i policisë ka qenë jo i ligjshëm.
Gjyqtarit Skënder Damini iu gjetën në banesë rreth 17 mijë euro, para të cilat sipas Hoxhës i përkisnin djalit të tij biznesmen.
“Operacioni i policisë sot ka qenë ajo që ka surprizuar medidiat.
Policia respektoi një urdhër kontrolli të lëshuar nga prokuroria për të kontrolluar shtëpitë e tre gjyqëtarëve të rastit të Dritan Dajtit.
Ligji shqiptar e ndalon që të kontrollosh një qytetar të thjeshtë në orën 5 të mëngjesit dhe jo më gjyqtarët.
Kemi të bëjmë me një urdhër të lëshuar nga kolegë të tyre gjyqtarë.
Gjyqtarët e kontrolluar kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim.
Njërit prej gjyqtarëve iu gjetën 17 mijë euro në shtëpi para që rezultojnë të jenë të djalit të tij që është biznesmen”, tha Hoxha.


