Ministria e kulturës dhe informacionit në Arabnë Saudite tha se do të fillonte lëshimin e licencave menjëherë dhe se kinematë e para pritet të hapen në mars 2018.
Në një konferencë ekonomike ku morën pjesë investitorë të huaj, Princi Mohammed deklaroi se Arabia Saudite do të ishte edhe një herë “një vend i moderuar i Islamit, i hapur për të gjitha fetë, traditat dhe njerëzit”.
Mbretëria konservatore muslimane ka patur kinema në vitet 1970, por klerikët i bindën autoritetet për t’i mbyllur ato.
Ato do të rihapen sërisht në fillim të vitit të ardhshëm.
Në shtator, mbreti Salman njoftoi se gratë do të lejohen të ngasin makinë në Arabinë Saudite për herë të parë nga qershori 2018 – një veprim tjetër kundër të cilit janë klerikët. Përgatiti:AlpeNews.al/


