Një ditë para protestës, e cila pritet të mbahet me 16 shkurt, zbuluar skenarin që do të ndjekë opozita. Mësohet se protesta do mbahet pa fjalime politike ashtu sikurse drejtuesit e opozitës kanë bërë thirrje përgjatë këtyre ditëve.
Gjatë tubimit fjala do jetë vetëm për qytetarët ndërkohë që pritet që protestuesit të rrethojnë kryeministrinë.
Paraditen e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat që ka marrë për mbarëvatjen e kësaj proteste ku i ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë lidhje me protestën të qëndrojnë larg zonave ku është paralajmëruar të mbahet ajo.


