Nënkryetari Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte “njeriu i ditës” të enjten në Parlament, kur sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e sperkatur me bojë me anë të një shiringe.
Ndonëse boja ishte “new entry”, për veprimin e Palokës nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kjo pasi nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, ka një rekord të pasur me shumë raste të përfshirjes së tij në dhunë. Qoftë me dhunë fizike, e qoftë me dhunë verbale. Nga grushtat e goditja me televizora e shtyrje të dhunshme fizike, e deri tek sharjet, fyerjet, ofendimet dhe kërcënimet. Nga salla e Kuvendit, e deri nëpër konferenca dhe mbledhje komisionesh.
Ja disa nga momentet më pikante të tij:
- Paloka sulmon me boje kryeministrin Edi Rama në Parlament (14 shkurt 2019)
*Paloka shan Ramën: Më përdridhet në video selfie, si ato la*iret plaka
“Është frikacak si njeri, dhe jo vetëm si kryeministër. Ai me të dobëti bën arrogantin, dhe kur sheh që njerzit i nënshtrohen bëhet dhe më i keq. Rama ka tiparin e frikacakut. Eshtë gati të të shkelë me këmbë, në momentin që i nënshtrohen. Ditën e parë ju tha ngelësa studentëve. Ndërkohë tani ka dy ditë që po përdridhet në video selfie, si ato la*iret plaka që duan të joshin djem të ri”, tha Paloka.
2. Qëllon me duar ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqja
3. Tenton të qëllojë me televizor në drejtim të ministrave në Kuvend
4. Sherri me grushta me deputetin socialist Armando Prenga
5. Dhuna verbale ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Komision Parlamentar
Bushati: Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.
Paloka: Ajo janë… bordellot e brazilianit.
Nard Ndoka: Ke harruar nje presje.
Paloka: Ka harruar kllapën… Por do ja tregojme pastaj..Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe
Bushati: Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…
6. Paloka tenton të godasë zv. Kryeministrin Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend
7. Sherri i Palokës me ish Kryeministrin Bashkim Fino në komisionin parlamentar
Paloka: Shoku Bashkim këtu drejtoj unë jo ti. Të mbaroj unë pastaj fol ti.
Fino: Lëri këto tani.
Paloka: Shoku Bashkim do mbaroj unë pastaj do flasësh
Fino: Lëre tani se e kam unë fjalën
Paloka: O Bashkim Fino, detyrat mi jep ligji dhe Kushtetuta. Tahiri mund të marrë porosi nga ju, por unë jo.
8. Edi Paloka, sherri me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri
Pas vendimit për mbylljen e hetimeve të Tahirit në Itali, Paloka tregon historinë e ruajtjes së virgjërisë dhe e cilëson Tahirin “një baxhellë që tund çarçafin para gazetarëve”.
“Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla , qe pas nates se pare te marteses, carcafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.
Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.
Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur , kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter…
Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur carcafet perpara gazetareve.”
*”Legen i m*tit, shk**dhat”
9. Sherri i Palokës me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi
Edi Paloka gjatë seances plenare u shpreh se PD-ja dorëzoi një amendament për dekusarizimin, duke iu referuar mandatit të ish- deputetit Koço Kokëdhima, që të ndalohen të marrin poste publike të gjithë ata që kanë shkelur Kushtetutën.
Sipas Palokës heqja e mandatit është mirëpritur edhe nga një pjesë e socialistëve këtu. Vetëm kryeministri Rama nuk e mirëpriti këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Paloka pati një përplasje me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi për çështjen e 2 Prillit.
“I ke buzët me qumësht që të flasësh për 2 Prillin,” i tha Ruçi.
10. Ofendimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për trafikun e makinave në Tiranë
Edi Paloka ka shpërthyer në të shara ndaj kryebashkiakut të Tiranës, këtë radhë nuk ka ardhur si pasoje e ndonjë përplasje politike, por një reagim si një qytetarë i Tiranës. Nën kryetari i PD-së në kuvend ka ofenduar në rrjetin e tij social Facebook Erion Veliajn, duke shkruar:
“Dy orë në trafik. Robt velinës”.
Këta pak shembuj mjaftojnë për të kuptuar se numri 2 i PD, nuk është një politikan që krejt papritur u detyrua që të qëllonte Kryeministrin me bojë shkrimi në Parlament. Siç shihet CV e tij politike është shumë e pasur me përplasje fizike dhe përshirje në dhjetra raste e akte dhune fizike dhe verbale në sallën e Parlamentit dhe jashtë saj.
Përgatiti: AlpeNews.al





