
Aktorja Amerikane Bella Thorne
Aktorja Bella Thorne ka zbuluar se është abuzuar seksualisht. 20-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter”, përmes të cilit ka treguar se është një e mbijetuar e abuzimit seksual.
Shkak i këtij zbulimi është bërë komenti i një ndjekësi, i cili ka shkruar në një fotografi të aktores: “Çfarë i ka bërë Disney kësaj vajze? Mendoj se ajo është dhunuar seksualisht”.
Thorne i është përgjigjur komentit të tij, duke shkruar:
“Po jam abuzuar, por nuk ka qenë Disney”. Më vonë, ajo ka bërë një tjetër postim, duke shkruar: “Bota mund të jetë një vend i sëmurë ndonjëherë”. Pas këtij zbulimi, fansa kanë shkruar mesazhe të shumta për të mbështetur aktoren e njohur./ city


