• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha i përgjigjet Ramës: S’ka Prokuror të Përkohshëm, nëse e miraton atëherë…
Home
Shqipëri

Basha i përgjigjet Ramës: S’ka Prokuror të Përkohshëm, nëse e miraton atëherë…

11 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer sot sërish përgjigje Edi Ramës për tu ulur dhe negociuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm deri në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha tha se PD nuk do të bashkëpunojë me askënd që e fton të shkelë Kushtetutën.

“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 dhe nuk mund të zgjidhet pa vetting. Pse 1 vit e gjysmë pas reformës në drejtësi Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët”, tha Basha.

Sipas tij “skema është e qartë, Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së KLP-së, dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën. Kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim nga PD me një keqbërës që do të shkelë kushtetutën. Thirrja ime e vetme ndaj Ramës është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të futur në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita”, theksoi më tej kreu i demokratëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet/ Kaos total në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë
Previous article "Po jam abuzuar seksualisht", flet për herë të parë aktorja dhe trondit me përgjigjen

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT