Krimi në familje ka tronditur si asnjëherë më parë vendin, ku shënohet një bilanc prej 7 gra të vrara brenda një muaji.
Tre ditë më aprë, gardisti Alket Arapaj vrau me tre plumba gruan e tij pas dyshimeve që ai kishte për tradhëti. E megjithatë, ajo që bie në sy është se gjatë dëshmisë Alket Arapaj nuk shfaqi kurrëfare pendese.
Ai nuk është I vetëm, AlpeNews.al sjell rastet:
Ashtu si në deklarimet paraprake, edhe në dëshminë para prokurorit, gardisti që vrau gruan dy ditë më parë në Tiranë, ka qenë kontradiktor në thëniet e tij.
Pasi e qelloi me tre plumba bashkeshorten e tij në sy te vajzes së vogël, Alket Arapaj nuk ka shfaqur pendesë madje ka vijuar me deklarata duke u shprehur se dyshonte se ajo po e tradhetonte.
Vrau gruan dhe preu damarët, Teodor Lera nuk pendohet
Todi Lera vrau bashkëshorten e tij nje jave me pare. Pasi mori mjekim në spital, autori i vrasjes shpëtoi. Dy ditë më parë, Teodor Lera, pas një sherri me bashkëshorten e tij Etleva Lera, e vrau këtë të fundit në banesë duke përdorur armë të ftohta. Gjatë sences, Teodor Lera nuk ka shfaqur pendesë.
Vrau gruan 49 vjeçe, Bashkim Mekolli nuk pendohet
“E vrava nga xhelozia, dyshoja se më tradhëtonte”, kështu është shprehur Bashkim Mekolli, i cili nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen makabër të kryer një ditë më parë.
Vrasësi i bashkëshortes së tij 49 – vjeçare, para hetuesve mësohet të ketë thënë se e vrau Demirkë Mekollin nga xhelozia.
Fadil Kasemi nuk shfaq pendesë në gjykatë
Fadil Kasemi, burri tregtar që vrau bashkëshorten gjyqtare Fidez Hafizi nuk ka shprehur krurefare pendese për vrasjen e bashekshortes së tij.
Fadil Kasemi nuk ka kërkuar falje për krimin e kryer. Ai nuk ka kërkuar falje, por ka pranuar krimin.
Përgatiti: AlpeNews.al






