• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA NË “UDHËKRYQ” FAKTESH/ Shiringa bëhet STILOLAPS, dhe “TACI” bëhet “Naci”
Home
Ekskluzive

BERISHA NË “UDHËKRYQ” FAKTESH/ Shiringa bëhet STILOLAPS, dhe “TACI” bëhet “Naci”

14 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pas episodit aspak të zakontë që ndodhi në Kuvend, Berisha u shpreh sot se gazetarët e kishin gabim dhe se Paloka e sulmoi Ramën me stilograf dhe jo me shiringë edhe pse nga pamjet video dhe foto duket qartë që ishte shiringë me bojë.

E gjitha kjo, na kthen pas  në kohë ateherë kur kryeministër në atë kohë Sali Berisha u shpreh se katër të vrarët e 21 janarit u goditën me çadra pistoletë dhe stilolapsa me helm.

Edhe sot, stilolapsi si term nuk e ka zhgënjyer në përdorim ndonëse të gjithë e dinë dhe e kujtojnë deklaratat e tij të bujshme.

Duket se kryeministri Berisha ka pasur e vijon të ketë një tendenc për të tjetersuar faktet. Kujtojmë këtu edhe rastin kur pasi kishte permendur “Taci Oil” , deklaronte më pas se kishte thënë Naçi dhe jo Taci.

Çfarë deklaroi Berisha sot:

Pyetje: Berisha e dinte Paloka që do të shante Rama?

Berisha: Po ku e di ti mori bojë apo ishte stilografi?! Ai mund të kishte një stilograf me vete.

Pyetje: A nuk është shkelje etike?

Berisha: A nuk ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë që në cdo dalje shan kryetarin e opozitës. Vetëm në Venezuelë ndodh kjo.

Çfarë deklaronte pas 21 janarit:

Çadrat pistoletë

Pas protestës së 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, menjëherë erdhën edhe akuzat e ndërsjella mes forcave politike. Pa vonuar shumë, Kryeministri asajkohe Sali Berisha, doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç.

Në deklarata publike, nga foltorja e Kryeministrisë, apo edhe nga takimet me gardistë dhe policë, ai pohoi se gjithçka ka qenë e organizuar dhe për këtë ngjarje, kanë bashkëpunuar një sërë personash.

Sipas tij, rol aktiv e kishte edhe prokuroria shqiptare, me në krye Ina Ramën, e cila, me bashkëpunëtorët e saj, urdhëroi ndalimin e drejtuesve të Gardës së Republikës. Madje, që natën e parë, Berisha tha se sulmi ishte i mirorganizuar, ku u përdorën çadra-pistoletë.

Thika me helm

Ai foli dhe për thika me helm pasi sipas tij këto thika kishin helmin e gjarpërinjve të Mashkullores, që opozitarët i kishin mbledhur gjithë verën. Berisha sulmoi kreun e SHISH-t duke akuzuar se nuk kishte sjellë absolutisht asnjë informacion për 21 janarin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRISIM BUXHETN NË..."/ Xhaçka në ministerialin e NATO-s: Kontribut në të gjitha misionet
Previous article E ARDHMJA E MAURIZIO SARRIT/ Chelsea i vendos kushtin trajnerit, ja 2 mundësitë për të shpëtuar stolin

F.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT