• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E PRODUKTEVE BUJQËSORE/ Tregtarët dhe konsumatorë: Janë ulur, drejt stabilizimit…
Home
Ekonomi

ÇMIMET E PRODUKTEVE BUJQËSORE/ Tregtarët dhe konsumatorë: Janë ulur, drejt stabilizimit…

14 February, 2019 k.autor Ekonomi

Çmimet drejt stabilizimit. Qepa, brokoli, preshi, lakra dhe spinaqi me uljen më të ndjeshme

Çmimet e produkteve bujqësore janë ulur ditët e fundit, pas një periudhe që shoqëroi tregjet e vendit, me një rritje të ndjeshme të çmimit të shitjes për frutat dhe perimet.

Nga një vëzhgim që bëri Agjencia Telegrafike Shqiptare, (ATSH) këto dy ditë në tregjet kryesore bujqësore të kryeqytetit, vihet re se çmimet për disa nga artikujt kryesorë kanë shënuar rënie dhe ulja e çmimeve po ndjek trendin gradual të vazhdueshëm.

Këtë fakt e pohojnë për mikrofonin e ATSH-së tregtarët dhe konsumatorët, të cilët shprehen se, pas një rritje të ndjeshme të çmimit të qepës, brokolit, preshit, lakrës etj, kjo javë ka sjellë rënie të ndejshme të çmimit për këto produkte drejt vlerave të arsyeshme.

Produktet që dominojnë me rënien e ndjeshme të çmimit janë qepa, brokoli, lulelakra, molla preshi, spinaqi e sallata. “Kështu qepa para një jave nga 120 lekë/kg shitet 100 lekë/ kg, spinaqi nga 200 lekë/kg është ulur në 120 lekë/kg ndërsa molla tregtohet me 60 lekë/kg apo 70 lekë/kg sipas cilësisë”-thotë një tregtar në rrugën Myslym Shyri.

Ndërsa një shitës tjetër i perimeve thotë se, qepa, patatja, karrota sot shiten më lirë se një javë më parë.

Sipas tyre, në momentin që ka fluks të shtuar të prodhimit në treg, ulet dhe çmimi i shitjes, ndërsa kur tregu ka mungesa çmimet rriten dhe kjo situatë i hap rrugë edhe abuzimit nga ana e tregtarëve.

Një konsumatore iu përgjigj ATSH-së, se prodhimet e vendit që kanë dalë tani në treg këtë sezon, janë brokoli, sallata, preshi spinaqi, ndaj dhe çmimet për to janë më të ulëta.

ATSH evidentoi se në disa pika në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet, çmimet e prodhimeve bujqësore kanë ulje shumë të theksuar, kështu një tregtar thotë se, e shet me 100 lekë brokolin, kungullin me 200 lekë/kg nga 220 lekë/kg që e blen tek shumica e spinaqin me 120 lekë/kg.

Për një tjetër tregtar çmimet janë ulur edhe për produktet e tjera si speci, nga 270 lek/kg shitet 250 lekë/kg, patëllxhani nga 300 lekë shitet 250, karrotat shiten me 80 lekë/kg e kështu.

Pavarësisht se për disa ditë konsumatorët u përballën me rritjen e çmimit të disa produkteve bujqësore, fakt që është konfirmuar edhe nga INSTAT, ky fenomen tashmë është frenuar.

Ekspertët shprehen se rritja e çmimit ka ardhur për shkak të fluksit në rritje të eksporteve por me futjen në treg të prodhimit të ri vendas sezonal, çmimet e ulëta do të dominojnë tregun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJET E SOTME NË KUVEND/ Lleshaj: Përpjekja e opozitës, e ngjashme me skena që krijoi Gruevski
Previous article "DORËZOHET" FRANCESKA JAÇE/ Prezanton të dashurin për Shën Valentin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë Ekonomi

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT