Kreu i qeverisë ka reaguar sërish për incidentit e ndodhur këtë seancë plenare, ku nënkryetari i parlamentit, Edi Paloka e gjuajti me bojë në fytyrë.
Kryeministri Rama ka shkruar në “Twitter” se nuk eshte boja ajo që e shqetëson por shpirti katran i opozitës.
Postimi:
“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar😁Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria👊”


