Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë këtë mëngjes në Tiranë, ku një grua u gjet e vrarë.
Viktima Lirie Xhepa dyshohet se është vrarë nga kunati i saj, Dashamir Xhepa. Ata thuhet se kishin një marrëdhënie intime dhe ajo i ka kërkuar të ndahen, por ai nuk ka pranuar.
Në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe njëri nga kunetërit e saj, ndërsa Dashamir Xhepa është në kërkim.

Sipas informacioneve të policisë, Lirie Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është gjetur e hedhur në disa shkurre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa nuk kanë arritur ta identifikojnë pasi kishte plagë edhe në fytyrë.


