• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LULET E PRANVERËS”/ Operacioni i përbashkët, caktohet masa e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

“LULET E PRANVERËS”/ Operacioni i përbashkët, caktohet masa e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar

14 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 40 ditë për gjashtë personat e arrestuar, pas aksionit të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Seanca është drejtuar nga gjyqtar Ervin Trashi,ndërsa prokuror i çështjes ka qënë Dritan Marku. Të gjashtë personat të cilët u njohën sot me masën e sigurisë, janë mes 27 personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Lulet e Pranverës’, mbi të cilët rëndon akuza për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Luka Beqiraj,Bilbil Kabeloo,Arbnor Hoxhaj,Denis Pashaj,Kujtim elmazi dhe Kristian Llanaj janë personat të cilët dolën sot para gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë.

Prokurori ka kërkuar masën arrest në burg me afat 40 dite deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, teksa personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian. Ndërkohë gjatë seancës, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Një pjesë e tyre kanë kërkuar ekstradim ,ndërsa një pjesë tjetër kanë kërkuar masë sigurie më të lehtësuar.

Në fund trupi gjykues ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 40 ditë .

Gjatë operacionit të policisë iltaliane në bashkëpunim me palën shqiptare, të organizuar dy ditë më parë gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMIMI SEKSUAL NDAJ SË MITURËS/ Mbërrin në gjykatë polici i arrestuar
Previous article BOJA NDAJ RAMËS/ Balla: Kërkesë për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT