Parlamenti i ka nisur sot punimet duke mbajtur një minutë heshtje për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Maqedoninë e Veriut.
Në seancën plenare, kryeministri Edi Rama ka theksuar sot në Parlament se jemi më afër me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik.
Rama tha se shqiptarët i janë pranë familjeve të goditura nga tragjedia.
“Numri tronditës i viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidence shumica shqiptar, na e bën sot edhe më të dhimbshme, si dhe na bën më të afër me Maqedoninë e Veriut. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve të goditur nga tragjedia. I kemi qene pranë vendit fqinj në rrugëtimin e vështirë për në NATO”, tha Rama.
Ngjarja
Një natë më parë autobus i linjës Shkup-Gostivar ka pësuar një aksident dhe si pasojë mbëtën katërmbëdhjetë prsona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ftuar në një mbledhje urgjente qeverinë, e cila ka shpallur dy ditë zie në këtë vend.


