• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO ËSHTË SHUMË SERIOZE…”/ Stoltenberg: NATO nuk dëshiron garë armësh me Rusinë
Home
Nderkombetare

“KJO ËSHTË SHUMË SERIOZE…”/ Stoltenberg: NATO nuk dëshiron garë armësh me Rusinë

14 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake është duke studiuar “mundësi të shumta” për t’u përballur me shkeljet e supozuara të Rusisë në marrëveshjen për kontrollin e armëve, mirëpo sipas tij aleatët perëndimorë dëshirojnë t’i ikin “garës së re të armëve”.

Stoltenberg ka folur më 13 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së aleancës kanë diskutuar se çfarë duhet bërë pasi Uashingtoni dhe Moska kanë braktisur Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme.

“Kjo është shumë serioze. Ne do të shqyrtojmë situatën”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se përgjigjja e NATO-s “do të jetë e matur dhe se do të ketë qëllim të mbrojtjes, për t’i ikur një gare armësh”.

Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar procesin gjashtëmujor të largimit nga ky pakt, pasi Uashingtoni dhe NATO-ja vazhdimisht kanë akuzuar Moskën për shkelje të marrëveshjes, duke zhvilluar raketën, 9M729, të njohur edhe ai SSC-8.

Rusia në anën tjetër ka mohuar akuzat, dhe është tërhequr po ashtu nga ky pakt, i cili parasheh zhvillimin, prodhimin dhe pozicionimin e raketave tokë-ajër me rreze nga 500 deri në 5,000 kilometra.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia mund të ruajë paktin duke e zbatuar atë, mirëpo Moska e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të shkatërrojë raketën, 9M729.
Stoltenberg ka thënë se NATO-ja ka “një varg mundësish” mirëpo nuk ka ofruar detaje tjera.

Ai po ashtu ka theksuar se aleatët e aleancës “nuk kanë qëllim që të pozicionojnë ndonjë sistem bërthamor në Evropë”.
Më 12 shkurt, shefi i NATO-s ka thënë se Moska “vazhdon të zhvillojë dhe pozicionojë disa batalione të raketave SSC-8”.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, nuk e ka hedhur poshtë ndonjë formë të kapacitetit mbrojtës, duke përfshirë armët bërthamore, si përgjigje ndaj raketave me kapacitet bërthamor të Rusisë.

“Pikërisht pse jemi në fillim të diskutimit, është e rëndësishme që ne të mos fillojmë me krijimin e hierarkisë, apo që të kemi qëndrime individuale, mirëpo që të diskutojmë në tavolinë”, ka thënë der Leyen para nisjes së negociatave me homologë të NATO-s.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson ka thënë se NATO-s, i duhet “të bëjë përpjekje për t’u siguruar se Rusia është duke vepruar” sipas paktit për Armë Bërthamore.

“Kemi ende një periudhë prej gjashtë muajsh, dhe kemi mundësi të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Williamson, raporton rel.
“Mirëpo deri atëherë, neve na duhet të kemi të hapura të gjitha mundësitë, ashtu që të përballemi në mënyrën më të mirë me këtë rrezik të së ardhmes”.

Stoltenberg ka njoftuar se do të realizojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë për sigurinë më 15 shkurt.
“Mendoj se është e rëndësishme që të kemi dialog me Rusinë, sidomos në kohën kur përballemi me kaq situatë kaq të vështirë sikurse tani”, ka thënë shefi i NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHIN FSHEHUR MES.../ Sekuestrohet 1 ton kanabis vetëm në një kamion, arrestohen... (EMRAT)
Previous article TRAGJEDIA NË MAQEDONI/ Zaev: Dhimbja e pikëllimi nuk mund të maten

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT