• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Psikologu Dragoti: Gruaja si pronë e burrit dhe XHELOZIA si kulturë patriakale në Shqipëri
Home
Intervista

INTERVISTA/ Psikologu Dragoti: Gruaja si pronë e burrit dhe XHELOZIA si kulturë patriakale në Shqipëri

13 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Vetëm përgjatë këtij muaji 6 gra janë vrarë nga bashkshortët ose të afërmit, një bilanc ky tragjik për shoqërinë tonë. Rasti i fundit ishte ditën e djeshme ku  u një punonjës i Gardës së Republikës,Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36 – vjeçaren, Ervilma Seferi, në prani të vajzës së tyre të mitur. Nga deklaratat e dhëna nga i pandehuri  është thënë që motivi i vrasjes ka qenë xhelozia.

Edmond Dragoti,psikologu i njohur, në një intervistë eksluzive për AlpeNews.al  shprehet se:”Xhelozia është pjesë e kulturës sonë patriarkale, kur gruaja konsiderohet një pronë, dhe xhelozia për të nuk është produkt dashurie, por pasojë pronësie. Prekja e pronës nxit agresivitet të lartë dhe sjellje kriminale.

Intervista e plotë:

Është shënuar gruaja  e gjashte që vritet brenda një muaji. A është kjo një këmbanë alarmi?

Natyrisht, që është alarmante. Raste kaq të shpeshta tregojnë se është krijuar një model dhune seriale ndaj grave dhe vajzave, që shpesh janë edhe krime seksuale. Duket që shoqëria shqiptare është në një situate të tensionuar dhe shumë stresante, ku, individët dhe familjet kanë akumuluar ngarkesa të larta dështimesh social ekonomike, të cilat shpesh transferohen në probleme serioze emocionale dhe psikologjike, që rrisin nivelin e agresivitetit të tyre, dhe të humbjes së kontrollit. Për pasojë, shndrrohen në krime.

Vrasja për xhelozi, kemi të bëjmë me luftë kulturash apo krim pasioni?

Xhelozia është dukuri e pandashme në raportet ndërpersonale, por kur haset gjërësisht në shoqëri, kthehet edhe në fenomen shoqëror. në rastin tonë, xhelozia është pjesë e kulturës sonë patriarkale, kur gruaja konsiderohet një pronë, dhe xhelozia për të nuk është produkt dashurie, por pasojë pronësie. Prekja e pronës nxit agresivitet të lartë dhe sjellje kriminale.

Shumë prej bashkëshortëve e vranë gruan në sy të fëmijve. Çfarë pasojash lë kjo tek të miturit?

Pavarësisht se bashkëshortët vrasin apo vriten, agresorë dhe viktima, humbasin jetën apo lirinë, në të vërtetë ata që janë krejtësisht të pafajshëm dhe plotësisht viktima, janë fëmijët e tyre, të miturit e parritur. Fëmijët përjetojnë jo vetëm goditje psikologjike të momentit, por më tepër ruajnë dhe zhvillojnë brenda vetes vatra dhe gjurmë kujtese të dhunës dhe agresivitetit, të krimit brenda familjes. Dhe këto vatra jo vetëm nuk fshihen prej kujtesës së tyre, por akumulohen, rriten e zhvillohen dhe kroijojnë premisat psikologjike për motivimin e agresivitetit dhe dhunës në moshën e rritur të tyre. Nga ana tjetër, ato e shoqërojnë fëmijën me shqetësime dhe crregullime të vazhdueshme të personalitetit dhe sjelljes.

A vijon ende femra të shihet si pronë e meshkujve shqiptarë?

Sic e thashë pak më lart, femra vazhdon të konsiderohet pronë e burrit dhe e familjes për shkak të kulturës sonë patriarkale dhe autoritariste. Dhe si e tillë, ajo konsiderohet përgjegjëse për problemet dhe shqetësimet e familjes. Ajo fajësohet dhe dhunohet vazhdimisht, sepse është viktima më e pambrojtur e familjes dhe shoqërisë sonë. Natyrish, që kjo kulturë është më e pranishme në zonat rurale dhe periferike të vendit, që shpesh mbartet edhe në Tiranë, për shkak të emigracionit të brendshëm masiv.

Disa prej agresorve ishin të papunë, mendoni se niveli social dhe ekonomik ndikon në kryerjen e vrasjes ?

Niveli social dhe ekonomik ka tëndësi të konsiderueshme, sepse ai krijon bazën e konflikteve. Mungesat e punës dhe të ardhurave, strehimit dhe e perspektivës së tyre, I kujtojnë individit se ai nuk e ka në kontroll jetën e vet, të sotmen dhe të nesërmen e tij. Dhe si pasojë nuk kontrollon dot as emocionet skajore, përgjegjësinë sociale. Po ashtu, këto mungesa kur vazhdojnë për një kohë të gjatë kthehen në stimul I rritjes së agresivitetit dhe krijojnë mundësinë e shpërthimit të tij. Sidoqoftë, këto mungesa janë të ndjeshme tek një numër I madh familjesh në shoqërinë tonë. Por jo të gjithë sillen nën pushtetin e motiveve agresive. Sepse duhen edhe disa mekanizma personalë dhe individualë, që lidhen me crregullime të personalitetit, që të mundësojnë sjelljen agresive apo kriminale.

A ka një mënyrë për t’i parandaluar ?

Mënyra më e mire është plotësimi I boshllëqeve dhe mungesave të punës, të ardhurave dhe strehimit. Por kjo mund të parandalohet me një nivel më të ngritur të kulturës shoqërore, me zhvillimin më të shpejtë social, ekonomik dhe kulturor të vendit, me rritjen e vetëdijes së komunitetit tonë ku jetojmë, me aktivitetin më të madh të organizmave shtetërore dhe shoqërore, me praninë e profesionistëve si punonjësve socialë dhe psikologëve e të tjera.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HIQET SHIRITI I KAPITENIT ICARDIT/ Dietmar Kuhbauer: Situata e sulmuesit ka ndikuar tek të gjithë, jemi të...
Previous article "2018 ISHTE VITI I ÇRRËNJOSJES TË FENOMENIT TË KANABISIT" / Voda: E konfirmuan ndërkombëtarët

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT