• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPEROPERACION ANTIDROGË NË GREQI/ 23 shqiptarë mes 37 të arrestuarve  (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SUPEROPERACION ANTIDROGË NË GREQI/ 23 shqiptarë mes 37 të arrestuarve (FOTO)

13 February, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka shkatërruar një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në vend. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, gjatë aksionit të zhvilluar në dy ditët e fundit u arrestuan në total 37 persona, 23 prej të cilëve shqiptarë, një shtetase rumune dhe 13 grekë.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim të paktën 15 persona të tjerë, të gjithë nën akuzat e trafikut të drogës dhe krijimit të organizatës kriminale.

Personat e ndaluar akuzohen se, të ndarë në dy organizata, por të lidhura me njëra-tjetrën, shpërndanin drogë në të gjithë territorin grek, teksa vetëm gjatë vitit të fundit janë hedhur në treg qindra kilogramë kanabis dhe sasi të mëdha heroine dhe kokaine.

Lënda narkotike sillej në Greqi me mushka nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek në zonën e Sarandës dhe Thesprotisë, e pasi fshihej në pyll, lihej për disa ditë nën vëzhgim në distancë, për t’u dërguar më tej në Athinë me një automjet që tërhiqte një trailer.

Prej hetimeve disamujore, policia mundi të lidhë aktivitetin e të dyja organizatave, duke bërë të mundur arrestimin e trafikantëve. Gjatë operacionit u kryen të paktën 20 kontrolle banesash dhe u sekuestruan në total mbi 140 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 3.3 kg kokainë, një sai prej 16.500 euro “cash”, një pistoletë dhe 98 doza droge.

Policia thotë se anëtarët e kësaj organizate kanë kryer një vit më parë mbi 50 grabitje të armatosura, kanë ekzekutuar një biznesmen grek 52-vjeçar gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij, madje ekzekutori shqiptar u arrestua në Belgjikë dy ditë më parë dhe do të ekstradohet në Greqi gjatë muajve në vazhdim.

Për shitjen e sendeve të vjedhura ishte ngarkuar shtetësja rumune, ndërsa paratë ricikloheshin në blerjen e sasive të drogës për t’u rishitur në sheshin e narkotikëve të Athinës. Policia greke thotë se organizata kishte rrjetin e saj të shitjes me shumicë dhe pakicë të lëndëve narkotike.

Çmimi për çdo kg kanabis varionte nga 600 në 900 euro për sasi mbi 20 kg, dhe në dyfishin e kësaj shume për sasi deri në 1 kg; ndërsa çmimi i kokainës varionte nga 35 në 55 euro grami, në varësi të blerësit dhe vendit të dorëzimit të saj.

Heroina shitej me 4 euro grami, madje organizata kishte marrë masa që droga të përgatitej në doza të gatshme për përdoruesit në gradën e fundit, të cilët nuk mund të bënin gati shpejt atë për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Agjentët e policisë greke thanë se organziata kishte një hierarki dhe rregull pothuajse ushtarak, ndërsa përdorte shpesh vende të ndryshme për të fshehur drogën.

Të arrestuarit do t’i dërgohen gjykatës për masë sigurie gjatë paradites së të enjtes, ndërsa vazhdojnë hetimet për gjetjen dhe arrestimin e personave në kërkim, disa prej të cilëve është konfirmuar se ndodhen në Greqi, e disa të tjerë kanë kaluar në territorin shqiptar, ku edhe iu fshihen autoriteteve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAURIZIO SARRI PRANË SHKARKIMIT/ Nëse zëvendësohet nga Zidane, ja si ndryshon formacioni i Chelseat
Previous article E BUJSHME TEK INTERI/ Vendimi i marrë nga Marotta-Spalletti, zbulohet motivi pse iu hoq shiriti Icardit

k.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT