Është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, një shtetas kosovar në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste. 32 vjeçari tentoi të kalonte kufirin shqiptar me dokument të falsifikuar por u vu në pranga.
Për shtetasin F.D., 32 vjeç, banues në Kosovë, Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.


