Këshilli i Ministrave ka miratuar sot dy emra të rinj për postin e zëvendësministrave të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Në mbledhjen e qeverisë që është duke u zhvilluar aktualisht, mësohet se është miratuar për postin e zv.ministrin, vend që mbeti vakant nga Besa Shahini, drejtoresha e Shërbimit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu.
PO KUSH ËSHTË LORENA HAXHIU
Lorena Haxhiu është zyrtarisht sot zëvendësministrja e re e Arsimit. Ky emër nuk është i panjohur për publikun, pasi ajo më herët ka qenë pjesë e ekraneve tona si moderatore. Kujtomë këtu, se rrugëtimi i Lorit në televizion ka nisur herët, kur ajo ishte ende një adoleshente. Disa e kujtojnë me emisionin e pasdites në Vizion Plus apo edhe në Agon, madje disa të tjerë edhe si prezantuesja e Llotarisë Kombëtare, e cila transmetohej kohë më parë në televizionet tona.
Tashmë, mbetet për tu parë puna që do të bëjë në ministrinë e drejtuar nga Besa Shahini. Së fundmi, ajo ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar për Rininë, institucion që prej këtij mandati qeverisës është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë.
Emërimi
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë emëruar sot dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kështu, bëhet e ditur se dy zëvendësministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu. Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin, e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.
Përgatiti: AlpeNews.al






