Gjatë fjalës së tij në eventin ‘Për një Shqipëri pa kanabis’, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve për kultivimin e kanabisit.
Në event u prezantua raporti i policisë shqiptare dhe Guradia di Finanza për luftën ndaj kanabisit gjatë vitit 2018. Veliu u shpreh se ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 dhe ka rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë.
“Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2018 u angazhuan në një operacion të gjerë për goditjen që në gjenezë për trafikimin e kanabisit. Janë zhvilluar shumë takime sensibilueze dhe kontributin më të madh e dhanë institucionet e arrestimit. Ndërtuam hartën dixhitale të sipërfaqeve ku ishin kultivuar bimë narkotike gjatë viteve. Një drejtim tjetër i punës sonë ishte forcimi i kapaciteteve për luftën kundër drogës dhe pajisjen me mjetet e nevojshme. 69 misione fluturimi.
Ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike gjatë vitit 2018. Kemi rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. Aktualisht po zbatojmë operacionin kundër bimëve narkotike për të cilin jemi ambiciozë. Përpara kemi disa sfida që kërkojnë impenjim maksimal”- tha Ardi Veliu.


