• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT/ Mijëra qytetarë heqin dorë na shtetësia kosovare
Home
Rajon

SHIFRAT/ Mijëra qytetarë heqin dorë na shtetësia kosovare

13 February, 2019 F.autor Rajon

Kosova me 17 shkurt mbush 11 vjet që është ka shpallur pavarësinë. Por, 11 vjetorin e “lindjes” së saj nuk do të festojnë të gjithë qytetarët e shtetit. Shumë prej tyre kanë vendosur që të heqin dorë na shtetësia.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, besohet se rreth 40 mijë banorë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Kjo shifër po konsiderohet e lartë dhe shqetësuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Në MPB kanë treguar se rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

“Deri tani mund të thuhet se afro 40 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Sipas statistikave të MPB rreth 70 për qind e këtyre qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania.

“Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”.

Aktualisht vetëm Franca dhe Zvicra nuk detyrojnë lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Në 2018 mbi 5 mijë qytetarët hiqen dorë nga shtetësia

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm gjatë vitit që sapo kemi lënë pas kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës e kanë paraqitur 5578 qytetarë, ndërsa lirimi u është pranuar 5464 personave.

“Nga gjithsej 5464 persona, numri më i madh i atyre që kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës, vjen nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Gjermani me 4719 vetë. Ndërsa vetëm 237 tjerë kanë pranuar shtetësi të vendeve të tjera”.

Numri i përgjithshëm i mërgimtarëve në diasporë llogaritet të jetë rreth 700 mijë në shtetet e BE-së dhe ShBA.

“Nëse flasim për numër, mund të konsiderohet si shqetësim, por duke pasur parasysh rrethanat e proceseve si shtet, atëherë një numër prej rreth 700 mijë personave apo më tepër që i kemi në shteteve e Bashkimit Evropian, nuk e di se si të përgjigjem”.

Për profesorin e psikologjisë, Fadi Maloku është shqetësuese ikja në vende të ndryshme të botës. Por, ai thotë se krejt kjo po bëhet pasi shteti ynë nuk po ju ofron kushte të mira qytetarëve.

“Ata sot në pamundësi të gjetjes se një perspektive në punësim, shkollim e shërbime tjera të mekanizmave shtetërore, obligohen të mos zgjedhin rrugë për t’i realizuar ambiciet e tyre. Andaj heqja e tyre nga shtetësia improvizuese, ata i obligon që të realizohen, aty ku respektohet puna dhe shkollimi i tyre…”.

Mosha mesatare e personave që kanë hequr shtetësinë e Kosovës është e re.

Ndryshe, Republika e Kosovës lejon dy e më tepër shtetësi, ndërsa Shqipëria jo më shumë se dy shtetësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS/ Të rinjtë në protestë: Stop dhunës dhe abuzimeve
Previous article E LIDHUR ME REPERIN SHQIPTAR/ Beatrixi zbulon me kë do e festojë "Shën Valentinin"

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT