Policia ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ndëshkimin e shoferëve të cilët thyejnë rregullat e qarkullimit.
Në një video të publikuar në mediat sociale, uniformat blu bëjnë me dije se rryeja e rregullave të qarkullimit bëhen burime aksidentesh.
“Nga analizat e ngjarjeve rrugore, rezulton se nje nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore mbeten parakalimet e gabuara dhe sidomos ato ne segmentet rrugore me fushëpamje të kufizuar apo ne rakordime konvekse”, thuhet në njoftim
NJOFTIMI I PLOTË
Policia Rrugore e Korçës vijon patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët për konstatimin e shkeljeve të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve, kryesisht parakalime të gabuara, shkeljet e mjeteve te transportit publik që ndalojnë dhe marrin pasagjerë në rrugë, qendrime të gabuara, përdorim celulari, etj.
Nga analizat e ngjarjeve rrugore, rezulton se nje nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore mbeten parakalimet e gabuara dhe sidomos ato ne segmentet rrugore me fushëpamje të kufizuar apo ne rakordime konvekse.
Gjithashtu jo në pak raste mjetet e transportit publik janë bërë shkak për aksidente si rrjedhojë e ndalimeve ne karrexhate.
Gjatë monitorimeve në lëvizje nëpërmjet kamerave të vendosura me mjetet e uniformuara të Policisë Rrugore por edhe ato civile të planizuara për këtë qëllim, janë konstatuar një sërë shkeljesh, ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Policia Rrugore e Korçës, fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të shpejtë e të pa anshëm. Bashkë për sigurinë rrugore.
#Telefononi 112#


