• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LEZHA QË DUAM”/ Lindita Nikolla zbulon projektet për zhvillimin e qarkut:  Në Qershor…
Home
Politikë

“LEZHA QË DUAM”/ Lindita Nikolla zbulon projektet për zhvillimin e qarkut: Në Qershor…

12 February, 2019 k.autor Politikë

Deputetja dhe Drejtuesja Politike e Qarkut Lezhë, Lindita Nikolla flet mbi frytet e reja të projektit ambicioz, “Lezha që duam”.

Sipas Nikollës Lezha ka parë një zhvillim të madh nën qeverisjen Rama. Nikolla dha lajmin e mirë se së shpejti nis ndërtimi i rrugës së Torovicës.

Një ambicie e përmbushur brenda pesë viteve të para të qeverisjes për “Lezhën që duam” dhe një rrugëtim që vazhdon për të transformuar jetesën e komuniteteve të tëra në qarkun e Lezhës. Kështu i ka përshkruar nga studio e ERTV, angazhimet politike dhe qeverisëse, drejtuesja politike e qarkut Lezhë për Partinë Socialiste, deputetja Lindita Nikolla, ndërsa ka bërë edhe një pasqyrim të projekteve aktuale që dëshmojnë vëmendjen e plotë të qeverisë Rama në të gjithë zonën e Lezhës.

Në planin infrastrukturor, Nikolla veçoi dy premtime të mbajtura të vetë Kryeministrit Rama, rruga e Torovicës, për të cilën është gati tahsmë projekti dhe shumë shpejt fillon ndërtimi; si dhe rruga Shëngjin – Velipojë, një investim madhor për ta kthyer potencialin turistik që Lezha ka, në një potencial zhvilimi. Përfaqësuesja e Lezhës në Kuvendin e Shqipërisë veçoi gjithashtu edhe Unazën e Re të Rrëshenit, punimet e shumta për rikonstruksionet e shkollave në qark dhe ato për pallatin e ri të sporteve në Rrëshen.

Shumë shpejt, njoftoi Nikolla, do të nisë ndërtimi i rrjetit të furnizmit me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone. Në kuadër të programit kombëtar të rindërtimit të qëndrave shëndetësore është rindërtuar qëndra shëndetësore në Tresh të Lezhës, por lajmi i mirë për banorët e Lezhës është që edhe në spitalin e Lezhës, do të ketë një investim në buxhetin e ardhshëm, një investim madhor për të mundësuar shërbime të reja dhe me standarde të mira spitalore.
Nikolla vlerësoi edhe impaktin që pritet të ketë projekti 100 Fshatrat për qarkun, nga i cili janë përfshirë 5 fshatra të Lezhës, mes tyre edhe fshati i Fishtës, ku nuk mungojnë modelet e suksesit të vendasve që janë kthyer nga emigrimi për të hapur sipërmarrjet e tyre të suksesshme në fushën e agroturizmit.

Deputetja theksoi se falë politikave mbështetëse dhe lehtësirave fiskale të qeverisë për sektorin e turizmit, në Lezhë sot kemi jo vetëm rritje të turistëve por edhe investime të shumë operatorëve turistikë, duke përmirësuar shërbimet dhe rritur punësimet në zonë.

Duke vlerësuar modelin e bashkisë Mirditë si një model zhvillimi me në qendër qytetarin, Nikolla shprehu bindjen dhe sigurinë e saj se shumë shpejt socialistët do të fitojnë edhe bashkinë e Lezhës, për t’i dhënë edhe asaj fytyrën e bashkisë që duan qytetarët, pasi tashmë partia socialiste është në një komunikim intensiv me çdo komunitet.

“Ajo që është e rëndësishme është që banorët e Lezhës kanë dëshirën të flasin me ne, e dinë se me ne, mund të bëhet edhe më mirë, edhe më shumë, janë të qartë që zgjedhja e punës dhe jo e fjalëve është ajo që ndryshon realitetin për ta dhe fëmijët e tyre”, deklaroi drejtuesja politike e qarkut Lezhë. Nikolla pati edhe një mesazh për kreun e opozitës Lulzim Basha, që disa ditë më parë, ishte në Lezhë, duke nxirrë sipas saj, realitetin e vendit.

“E rëndësishme është që ne jemi të fokusuar te çështjet, te puna, vullneti është për të folur gjithmonë me punë, ndryshe nga sa bëjnë kundërshtarët tanë. Para disa ditësh ishte kryetari i opozitës në Lezhë dhe fliste vetëm zi, zi, zi, me tone të forta të gjuhës së urrejtjes. Ajo që jemi duke bërë është që jemi fokusuar te kontaktet me njerëzit, për të parë sa dhe si po performojnë pushteti vendor dhe ekipet qëndrore. Opozita derë më derë për të nxirrë realitete, thirrje për protesta, po kur të humbin në Qershor do ta shohin. Ne do fitojmë, jam e sigurt se kemi ndezur motorrët, po flasim me qytetarët për ato që kemi bërë dhe që duam të bëjmë”, tha Nikolla.

Gjatë ditës së sotme në Lezhë është ndalur edhe Kryeministri Rama në kuadër të turit “Për bashkinë që duam” nga ku e cilësoi komunikimin me qytetarët pjesë të pandashme të procesit qeverisës.

Postimi 

Deputetja dhe Drejtuesja Politike e Qarkut Lezhë, Lindita Nikolla, mbi frytet e reja të projektit ambicioz, “Lezha që duam”, përmes të cilit qarku ka pësuar dhe po pëson një zhvillim të paimagjinuar kurrë më parë, nga ata që sot e gjithë ditën këndojnë këngën e vajit.

Lodhen kot në fakt, sepse asgjë nuk mund të na ndalë në rrugën e nisur të transformimit, për të bërë shumë më shumë për qarkun, si dhe për t’i dhënë shumë shpejt Bashkisë Lezhë, modelin e bashkisë që duam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRIN FUND "SPEKULIMET"/ Mbërrin në Rinas "Lasgushi" (VIDEO)
Previous article VIDEO SKANDALI SEKSUAL I POLICIT/ Flet efektivi: Ma kanë marrë nga telefoni

k.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT