• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ “Derbit” e fqinjëve të vegjël që gjenerojnë tension dhe dhunë në futboll
Home
Ekskluzive

VIDEO/ “Derbit” e fqinjëve të vegjël që gjenerojnë tension dhe dhunë në futboll

11 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë, Sport

Dhuna në stadiumet shqiptare është një fenomen i shpeshtë , e si për pasojë klubet dhe lojtarët e përfshirë në këto ngjarje shpeshherë marrin dënime të rënda nga FSHF.

Konfliktet më të rënda janë ato midis ndeshjeve ‘derbi’, të cilat kanë pritshmëri më të mëdha për të degjeneruar në dhunë pasi tensioni është i pashmangshëm, para, gjatë dhe pas ndeshjeve.

Zakonisht në të tilla përballje, autoritetet janë më të mobilizuara për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve, por kjo nuk ndodh në kategoritë inferiore të kampionatit shqiptar.

Ja disa nga derbit më të zjarrtë të skuadrave të vogla, të cilat kanë shkaktuar dhunë në stadiumet shqiptare.

Nëntor 2017

Butrinti-Delvina

Derbi midis Butrintit dhe Delvinës njihet gjithashtu si një ndër derbit më të zjarrtë të jugut të Shqipërisë. Edhe pse në kategoritë inferiore, dy skuadrat e qyteteve të Sarandës dhe Delvinës kanë ditur të dhurojnë gjithmonë spektakël, por ana tjetër nuk kanë munguar rastet e dhunës. Rasti më i fundit ishte ndeshja e 27 nëntorit të këtij viti e cila degjeneroi në grushte ndaj arbitrit të ndeshjes, Kreshnik Cjapi për shkak të disa vendimeve të dyshimta të këtij të fundit.

Maj 2016

Korabi-Kastrioti

Ndeshjet mes Korabit të Peshkopisë dhe Kastriotit të Krujës kanë qenë gjithmonë të tensionuara, e si për pasojë edhe dhuna gjatë ndeshjeve nuk ka munguar. Rasti më I bujshëm ka qenë në maj të vitit 2016, kur luhej ndeshja në kategorinë e parë në fushën e Korabit. Ndeshja ishte e tensionuar para dhe gjatë lojës, por tensionet kulmuan me fërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit, fërshëllimë që në vend që të nxirrte jashtë futbollistët, hodhi në fushë tifozët vendas.

Këta të fundit u vërsulën me grushte, shkelma dhe sende të tjera të forta me një shënjestër të vetme, lojtarët e Kastriotit.

Një nga ata që e pësoi më keq ishte Erlind Korreshi, i cili, siç shihet nga pamjet, ka marrë disa dëmtime në kokë.

Dhjetor 2017

Përmeti-Këlcyra

ESKLUZIVE🚨Dhunë në ndeshjen Përmeti-Këlcyra (kategoria dytë). Futbollistët dhe stafi i Këlcyrës kanë sulmuar arbitrin e ndeshjes Albi Paco pasi ky i fundit ka dhënë penallti për Përmetin. Ndeshja është ndërprerë për të mos filluar më.

Posted by Procesi Sportiv on Sonntag, 10. Dezember 2017

 

Dhe e fundit por jo nga rëndësia është derbi midis Përmetit dhe Këlcyrës, i cili ditën e djeshme degjeneroi në dhunë ndaj arbitrit, për shkak të disa vendimeve të dyshimta nga ana e tij, të cilat nuk janë pranuar nga ana e ekipit të Këlcyrës duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë.

Ditën e sotme policia arrestoi 3 nga futbollistët e Këlcyrës të cilët goditën arbitrin, por tifozët dhe skuadra e Këlcyrës kundërshtuan këtë vendim nga ana e autoriteteve dhe protestuan duke bllokuar rrugën nacionale Përmet-Këlcyrë. Gjithashtu tifozët kërkuan lirimin e futbollistëve dhe në të kundërt paralajmëruan se do të futeshin në grevë.

Përgatiti: AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR TEK SIGURIA/ Largohet maxhoranca, Noka drejton mbledhjen. Reagojnë Braimllari dhe Salianji
Previous article FOTO/ Foshnja e sëmurë ia del në kohë për festat. E ëma: Mendoja se nuk do ta sillnim dot në shtëpi...

Q.Autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT