Komisioni i Sigurisë është braktisur nga mazhoranca pas sherrit të ndodhur para pak minutash mes deputetit të djathtë, Flamur Noka, i cili i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të.
Pa debatit mes të dyve, kanë reaguar, deputetët Endri Braimllari, nga radhët e LSI dhe Ervin Salianji nga PD:
Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.
Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur.


