• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MALLKIMI I ARMËS SË SHËRBIMIT”/ Gardistët që patën fund TRAGJIK. Vranë bashkëshortet dhe veten (FOTOT)
Home
Ekskluzive

“MALLKIMI I ARMËS SË SHËRBIMIT”/ Gardistët që patën fund TRAGJIK. Vranë bashkëshortet dhe veten (FOTOT)

12 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rende tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe.

Duket se krimet në familje nuk kanë të ndalur I tillë ishte edhe rasti I vrajses së sotme.

Punonjës të Shtetit të cilët pajisen me armë për shkak të detyrës që ata kanë duket se shpeshherë janë “tunduar” duke e përdorur për ti dhënë fund jetës së tyre ose gruas.

AlpeNews.al ju sjell disa nga raste kur gardistët e shtetit kanë vrarë gruan ose veten me armën e shërbimit:

Çfarë ndodhi sot:

1. Alket Arapi

Alket Arapi, 44 vjeç, e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit rreth orës 6 të mëngjesit.

36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Familja banonte në Allias. Çifti ishte praktikant i rregullt i Islamit dhe prindër të një vajze të mitur.

 2. Admir Dervishi

7 prill 2016 Admir Dervishi, i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 28 vjece. Krimi ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, djalit 4 vjec dhe foshnjes 10 muajshe. 

3. Ariol Mançe

2 Tetor 2018 Ariol Mançe punonjës I gardës së Shqipërisë vrau veten në ambjentet e Gardës se Republikes. 30-vjeçari  nga Përmeti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.

4. Shkëlzen Qordja

30 qershor 2018 shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja, që prej disa vitesh punonte pranë Gardës së Republikës kohët e fundit ishte në timonin e makinës së ministrit Fatmir Xhafaj.

Efektivja në Durrës
Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Katund Sukth, ku 23-vjeçarja P. Shahini është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Ajo është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar më pas policinë.

Peranxhela Shahini

Një plumb në bark i ka marrë jetën 23- vjeçares, ndërsa tentativa për t’i dhënë ndihmën e shpejtë e për ta çuar në spital ka qenë e kotë pasi e reja ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, 23-vjecarja është vetëqëlluar në katin e dytë të banesës.

Fier/ 46 vjeçari vret veten me armën e shërbimit
Ka mbaruar turnin dhe sapo është kthyer afër drejtorisë së policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka shkrepur armën e shërbimit drejt vetes. 46-vjeçari K.F, i ka dhënë fund jetës në mënyrën tragjike.

Kastriot Fafaj
Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar shkrepjen e vetme të armës, dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin.

Berat/ Efektivi i policisë vret veten

Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së sotme dhe menjëherë pas përfundimti të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë.

Ilir Nano

Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, edhe pse ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.

Ilir Nano jetonte prej disa vitesh në Berat, pikërisht në lagjen “Çlirim”, në një banesë me qira.

Inspektorja 23 vjeçe nga Saranda vret veten. Gjendet e vrarë në dhomën e saj

Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.

Jeroldina Iljazi

Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Jeroldina Iljazi ishte me gradën inspektore.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Thaçi: Mund të arrihet në 2019
Previous article TË "ARRATISUR" ME PUSHIME/ Sara Hoxha publikon kartolinën më të bukur familjare

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT