Kreu i demokratëve Lulzim Basha prej 1 muaji po zhvillon turret në qytete të Shqipërisë.
Ajo çka vihet re është se kryetari i Partisë Demokratike veç shpalosjes së programit që po bën në bazë të interesave të zonës, diku bujqësia diku ekonomia e diku punësimi, ka zbuluar edhe “moton” e tij të re.
“Nuk do t’ju zhgënjej”, është fjalia që mbyll çdo fjalim të tij pranë qytetarëve. Madje edhe kur nuk është e tille, nënkuptohet.
E vërteta është se Lulzim Basha i ka zhgënjyer jo pakkherë shqiptarët dhe këtë gjë mesa duket e ka kuptuar së fundmi edhe ai vetë.
Lushnje
Lulzim Basha i jep fjalën lushnjarëve: Rama ju urren shumë ndaj do ta rrëzoj, unë kam mbështetje europiane dhe s’do t’ju zhgënjej.
Vlorë
Gjatë takimit me banorët dhe bizneset në qytetin e Vlorës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve. Ata e kanë paralajmëruar që të mos gënjej dhe pasi të marrë karrigen t’i lërë në harresë.
Ndërsa, kryedemokrati i tha që kjo gjë s’ka për të ndodhur dhe nuk do ti zhgenjeje pasi sipas Bashës nëse ai nuk do t’i mbajë premtimet nëse vendoset kryeministër, atëherë ai vetë do largohet.
Gjirokastër
Nga Gjirokastra, Basha tha se atyre iu duhet një shtet që u shtrin dorën.
“Nuk do t’iu lëmë kështu. Investimet do t’iua kthejmë, sepse juve ju duhet një shtet që iu shtrin dorën, jo t’iu vë këmbën”.





