Ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, ditë më parë iu drejtuar me anë të avokatit Gjykatës së Krimeve të Rënda ku kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Por pas ankimimit të shtyrjes së hetimeve, sot  ka ardhur një përgjigje nga organi i akuzës, i cili  njofton se ankimimi është shtyrë me 14 shkurt.

Ndërkohë avokati i tij ka theksuar  se kërkon kohë të njihet me provat.