• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË JENË NGA MOSHA…”/ FSK hap konkurs për ushtarë, ja kriteret që duhet t’i plotësoni
Home
Rajon

“DUHET TË JENË NGA MOSHA…”/ FSK hap konkurs për ushtarë, ja kriteret që duhet t’i plotësoni

11 February, 2019 F.autor Rajon

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot do të shpallë zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1), ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019.

Konkursi do të shpallet mbi bazën e Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinj që do të pranohen në FSK.

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1(ushtar) të FSK-së do të jenë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë të përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-23 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë, shkruan RTK.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës.

Dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit do të jenë: Diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; dëshmi; certifikata; mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo me të vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht; kopje e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët konkurrojnë mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik dhe gjatë kësaj kohe kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik rekrutët marrin gradën e ushtarit.

Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.mksf-rks.org, apo www.rks-gov.net/mfsk ku do të publikohet edhe konkursi. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNKSIONON BRENDA 5 MINUTAVE/ Ky është kremi i ri që do të zëvendësojë viagrën
Previous article KUJDES NGA VEPRIMET/ Ja 5 gabimet që ju mbajnë larg nga dashuria

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT