• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA PËR DRITAN DAJTIN/ Reagimet e MINISTRAVE dhe opozita që nuk “kënaqet” kurrë
Home
Ekskluzive

PËRPLASJA PËR DRITAN DAJTIN/ Reagimet e MINISTRAVE dhe opozita që nuk “kënaqet” kurrë

10 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Vendimi i gjykatës për Dritan Dajtin që pranoi  gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet ka krijuar dhe sjellë një sërë reagimesh nga të dyja anët e politikës.

Ndonëse akuzat janë të njëjta, të cilat dënojnë vendimin e gjyqtarëve krijohet sërisht një përplasje nga ana e opozitës e cila duket se nuk kënaqet kurrë.

Ministrja e drejtësisë Gjonaj dhe ministri I brendshëm Lleshaj patën një reagim njëri pas tjetrit me deklarata të forta mbi gjyqtarët.

Gjonaj: “Vendimi i gjykatës për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit është skandaloz dhe i papranueshëm. Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe përbën precedent të rrezikshëm. Qeveria dhe kjo shumicë as nuk e ka dhe nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë.”

Lleshaj: “Gjyqtarët meritojnë të bashkohen pas hekurave me klientët e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është vendosur në veprim për të adresuar atentatin që i është bërë drejtësisë. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e policisë derisa ky vendim të zhbëhet nga Gjykata e Lartë dhe autorët e këtij akti të pa shembull të përballen me ligjin.”

Pas tyre, reagon edhe PD që duke menduar se ka gjetur kleçkën e radhës shprehet se këto janë “lot krokodili”.

PD: “Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit.”

Nëse ministrat nuk do kishin reaguar, me siguri që opozita do e kishte ruajtur si një nga pikat shtesë, për të protestuar më 16 shkurt.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER CITY-CHELSEA/ "Vendasit" kalojnë në avantazh, shënon Sterling
Previous article ZEMËRIMI I "ULTRASVE" PARA DERBIT/ Tifozët e Atleticos “SHI MINJSH” ndaj Courtois (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT