• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZYRTARËT E LSI DHE KORRUPSIONI”/ Meta për “Zërin e Amerikës”: Problemi, shumë serioz
Home
Intervista

“ZYRTARËT E LSI DHE KORRUPSIONI”/ Meta për “Zërin e Amerikës”: Problemi, shumë serioz

9 February, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Në një interviste per “Zerin e Amerikës”, Presidenti Meta i pyetur për hetimet e ditëve të fundit ku jane implikuar edhe ish ministra të LSI u shoreh se problemi eshte shumë serioz.

Me Presidentin Meta bisedoi shefi i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.

Pjesë nga intervista:

Zёri i Amerikёs: Edhe njё pyetje e fundit lidhur me temёn e korrupsionit, qё ka dalё kёto dy tre ditё. Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike. Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?

Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.

Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.

Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen nё dёm tё interesit publik dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent.

Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROTESTA E 16 SHKURTIT"/ Kur Basha dhe Monika besojnë se "VER LLAPA" dhe Ilir Vrenozi do ta rrëzojnë Ramën (VIDEO)
Previous article ZANA AVDIU/ Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT